Kumbulla sërish titullar, Roma mposht pastër Fiorentinën
Roma fitoi pastër 2-0 ndaj Fiorentinën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 18-të të Serisë A me Marash Kumbullën titullar.Për të dytën ndeshje radhazi, i kushtëzuar edhe nga problemet me dëmtimet dhe pezullimet, Jose Mourinho aktivizoi titullar mbrojtësit e Kombëtares Shqiptare (luajti edhe në Kupë, kundër Geoas) që përjeton një moment të mirë, që pritet të ndikojë edhe në vazhdimësi.
Kujtojmë që Kumbulla u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të.Në fakt, verdhekuqve që bë gjithçka më e lehtë që në minutën e 24-t, kur Dodo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.Takimi u zhbllokua në minutën e 40-të nga Paulo Dybala, i shërbyer nga Abraham.
Golin e sigurisë e realizoi sërish argjentinasi, i shërbyer po nga Abraham.