Makina bie në një kanal në Verona, humbin jetën tre të rinj, një person i katërt plagoset
Një tragjedi ka ndodhur këtë pasdite në Veronella, në provincën e Veronës.
Tre të rinj kanë humbur jetën dhe një i katërt ka mbetur i plagosur pasi një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë tre automjete, përfshirë autoambulanca dhe një makinë mjekësore.
I plagosuri është transportuar në spitalin San Bonifacio dhe nuk raportohet se është në gjendje të rëndë.Sipas raportimeve të para, makina ka përfunduar në rrjedhën e ujit pas një rrëshqitjeje. Aksidenti ka ndodhur përgjatë rrugës provinciale 7b.
Makina përfundoi e përmbysur, duke rënë në përroin e Alpones, përgjatë një shpati.