Humbi garën me rivalët për Mudryk, Arsenal ndryshon objektiv për sulmin

 

Pasi humbi garën për shërbimet e Mudryk, që zgjodhi të bashkohet me Chelsea, ndonëse kishte kohë që synohej nga Arsenali, “topçinjtë” po përgatisin lëvizjen e radhës për të përforcuar repartin e sulmit.

Sipas “Evening Standard”, kryesuesit e Premier League kanë hedhur sytë nga braziliani Raphinha, që deri më tani nuk ka bindur në aventurën e tij te Barcelona, që në verë investoi 55 milionë euro për ta blerë nga Leeds.

Sipas të përditshmes gjatë ditëve të kaluara ka patur një takim mes drejtorit sportiv të londinezëve Edu Gaspar dhe agjentit të lojtarit Deco. Pritet që të ketë të reja në këtë drejtim dhe për momentin po merr jetë hipoteza e rikthimit të brazilianit në kampionatin anglez.