Odegaard 'trondit' rrjetën e Lloris, Arsenal thellon avantazhin ndaj Tottenham
Në “Tottenham Hotspur Stadium” është duke u zhvilluar derbi i Londrës veriore mes Tottenham dhe Arsenal në kuadër të javës së 20-të të Premier League.
Arsenal merr avantazhin pas vetëm 14’ minutave lojë, pas një gafe të Lloris që jo vetëm nuk mundi të ndalte kundërshtarët, por e pësoi keq.
36′-Pas një aksioni, Odegaard e dërgon me shumë forcë topin në rrjetë duke shënuar golin e dytë për Arsenal.