Zyrtare/ Davide Ballardini është trajneri i ri i Cremoneses
Cremonese njofton se i ka besuar detyrën e trajnerit të ekipit të parë Davide Ballardinit. Tekniku ka firmosur një kontratë, që do të lidhë me klubin që aktualisht mban vendin e fundit në renditjen e Serie A, deri në 30 qershor të vitit 2024.
Bashkë me Ballardinin në Kremona do të vijë edhe stafi i tij: Carlo Regno (zëvendës trajner), Francesco Bertini (përgatitës atletik), Roberto Beni (bashkëpuntor teknik), Nicola Tarroni (bashkëpuntor teknik), Andrea Sardini (trajner i portierëve).
Ballardini zë vendin e të shkarkuarit Alvini. Tekniku i ri ka shumë eksperiencë pasi më parë ka drejtuar Cagliari (3 herë në karrierë), Palermo, Lazio (ka fituar Superkupën e Italisë në vitin 2009), Palermo, Bologna dhe Genoa.
Benvenuto Mister #Ballardini ✍???
?➡️ https://t.co/nN4Nk6Qb4h
#SolAmAi #ForzaGrigiorossi #DaiCremo #SerieATIM ?? pic.twitter.com/t8YMtQFwx6