Ndërkohë, edhe Chelsea ka zyrtarizuar blerjen e 22-vjeçarit, i cili luan si sulmues i majtë. Mudryk ka firmosur një kontratë të gjatë deri në vitin 2031 me klubin anglez.

“Jam shumë i lumtur që firmosa për Chelsea. Ky është një klub i madh, në një kampionat fantastik dhe projekti është shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime.

Jam i emocionuar që takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nga trajneri Graham Potter dhe stafi i tij”, u shpreh lojtari i kombëtares ukrainase pas firmës.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/15/auto_mudrik11673799538.jpg", "width": 900, "height": 672 } }

100 mln € dhe 8 vite kontratë, talenti ukrainas zyrtarizohet në Angli

Mykhaylo Mudryk është futbollisti më i ri i Chelsea. “Blutë e Londrës” arritën akordin me Shakhtar Donetsk, duke fituar garën me Arsenalin për talentin ukrainas.

“Mykhaylo Mudryk do të vazhdojë karrierën në një nga klubet më të forta të Premier League: Chelsea i Londrës. Klubet ranë dakord për të gjitha detajet e transferimit.

Shakhtar do të përfitojë 70 milionë euro + 30 të tjera në formë bonusesh. E falënderojmë Mykhaylon për golat e rëndësishëm dhe kontributin e tij në fitoret e skuadrës.

Të urojmë shumë suksese në kampionatin më të fortë në botë. Sa më shumë trofe, çmime individuale dhe një karrierë sa më të suksesshme”, lexohet në komunikatën e klubit ukrainas.