SYRI TV/ PS refuzoi komisionin hetimor për Charter-in e Ramës, do rihapet gara për Avokatin e Popullit
Kuvendi do të rinisë nëse punimet, duke çelur sesionin e katër të legjislaturës së dhjetë. Fokusi i socialistëve do jetë miratimi I nismës së amnistisë fiskale dhe përpjekjet për të përjshtuar nga politika Ilir Metës. Nga ana tjeter, agjenda e PD, do jetë denoncimi I skandaleve të qeverisë, ndërsa do duhet të zgjidhë situatën në grupin parlamentar.
Syri tv
Kuvendi do të çelë këtë të hënë punimet e sesionit të katërt të legjistlatures së 10. Mazhoranca dhe opozita do të kthehen në parlament dhe në pozicionet e tyre, pas disa javësh pushim, për të nisur një sezon politik, i cili do të jetë i ngarkuar jo vetëm për kuvendin por për gjithë skenën politike, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Përgjatë kësaj jave, në konferencën e kryetareve,Partia Socialiste refuzoi ngritjen e komisionit hetimor, për të hetuar fluturime charter të kryeministrit Edi Rama, me justifikimin që nuk do të pranojë asnjë kërkesë, që mban firmën e kryetarit të PD, Sali Berisha. Mazhoranca paralajmëroi se gjatë këtij sesioni do të ndryshojë rregulloren e kuvendit dhe ligjin për komisionet hetimore për të reflektuar vendimet e gjykatës kushtetuese. Pas dështimit, për gjetjen e konsensusit, palët do duhet te tentojnë edhe njëhere komporosimin për zgjedhjen e avokatit të popullit. Kuvendi do hapë sërish thirrjen për aplikimin për gjithë kandidattë të cilët duan të garojnë për postin e avokatit të ti të popullit, pasi mazhoranca refuzoi emrin e propozuar nga nje grupim i Partisë Demokratike.
Fokusi i socialistëve në kuvend, do të jetë përpjekja për të sjellë në jetë amnistinë fiskale. Megjithëse Edi Ramës do ti duhet të mbushë mëndjen e ndërkombëtareve, të cilët e kundërshtojnë këtë projekt, kryeministrit do ti duhen edhe vota nga opozita për të miratuar këtë nismë, të cilën kërkon ta bëjë me çdo kusht.
Nga ana tjeter, Partia Demokratike edhe këtë sesion, vazhdon të jetë në dallgët e konfliktit të brendshem. Kryetari I Partisë Demokratke, Sali Berisha dhe deputetët e tij, do duhet të gjejnë zgjidhje përfundimtare për të marrë edhe zyrtarisht, grupin parlamentar në kuvend, i cili është ende peng i firmës së Enkelejd Alibeaj, në mënyrë që të përfitojnë kohën që u duhet për diskutime.
Mazhoranca nuk e ka lënë pas ambicjen për të larguar njëhere e mirë nga politka, Ilir Metën, përmes mekanizmit, të ndryshimeve ligjore, që parashikojnë ndalimin e përfshirjes në poltikë, të njerëzve që kanë qenë ish bashkëpunor të sigurimit të shtetit. Por Partia Socialiste e Edi Ramës, e cila e nisi vitin me blerjen e një deputeti nga partia e Ilir Metës, nuk e ka të lehtë të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për miratimin e kësaj nisme, e cila kërkon edhe baza ligjore të forta, që mazhoranca nuk i ka.
E hëna e parë e këtij sesioni parlamentar, I ka gjetur në qetësi, të dyja kampet, një qetësi e atij lloji që paralajmëron sërish furtunë në politikë.