SYRI TV/ Nis censusi i shpendëve në Qarkun Korçë, dimri i butë, ulet numri në liqene
Ka nisur censusi i shpendëve ujorë që shtegtojnë drejt vendit tonë gjatë periudhës së dimrit. Sipas specialistit të Agjenise se Zonave të Mbrojtura, Gani Bego, nga të dhënat paraprake rezulton se është reduktuar numri i shpendeve në 3 liqenett e qarkut Korçë, duke shtuar se ulja e numrit vjen për shkak të ndryshimit të kushteve klimaterike dhe dimrit të butë.
Syri tv
Ka nisur censusi dimëror i shpendeve të ujit në 3 liqenet e qarkut te Korçës. Ndryshimi i kushteve klimetarike dhe dimri i butë i këtij viit, sipas specialistit të Agjenise se Zonave të Mbrojtura, Gani Bego, ka ndikur në rënien e numrit të shpendëve në 3 liqenet atë të Pogradecit, Prespes së madhe dhe të vogël.
Ky numërim i cili zhvillohet për të 8-in vit radhazi nga Agjensia e Zonave të mbrojtura, është një proces i rëndësishëm për florën e faunën. Numërimi I shpendeve që zgjat për dy ditë rresht, përveç vendit tonë po bëhet paralelisht edhe ne Maqedoni e Veriut dhe Greqi të cilat lagen nga liqeni i Ohrit dhe atyre të Prespës.