Serie A/ Lazio fiton ndaj Sassuolo-s dhe i afrohet podiumit
Lazio ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Sassuolo-s në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie-A.
Një pjesë e parë jo shumë e mirë nga ana e Lazios që megjithatë, arrin të shkojë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Një prekje me dorë e topit nga Toljan, detyron gjyqtarin të akordojë një 11-metërsh të kthyer në gol nga Zaccagni. Ndërkohë që më parë Sassuolo rrezikojë tre herë me Laurentie, por Provedel tregoi se ishte në një ditë të mirë.
Në pjesën e dytë Lazio përpiqet të menaxhojë ndeshjen, ndërsa nga kampi tjetër mungon fuqia për të reaguar si duhet. Rastet nuk janë të shumta, ndërsa rezultati final i takimit vuloset nga Felipe Andreson që përfiton nga një gabim i lojtarëve të Sassuolos dhe realizon golin e dytë për miqtë.
Me këtë fitore Lazio ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Sassuolo qëndron në vendin e 16-të me po kaq pikë të grumbulluara. Kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi pa fitore për të besuarit e Dionisit.