Rrugët plot ujë, Blushi: Ko është Tirana e vërtetë, përtej fasadave të Veliajt

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zbritur në terren ku ka prekur vetëm Tiranën e vërtetë, atë që është përtej fasadës që Erion Veliaj sjell me kronika të parapërgatitura.

‘Sot në Njësinë Bashkiake Nr.9, në Rrugën ‘Eshref Duka’, një tjetër zonë e lënë në harresë prej 8 vitesh nga Bashkia e Tiranës.

Uji u ka arritur qytetarëve në pragun e shtëpive, që edhe në këtë me diell, u duhet të dalin nga banesat me çizme.

Kjo është Tirana e vërtetë, përtej fasadave dhe reklamave që shet Erion Veliaj!

Në 14 Maj Tirana do ta ndëshkojë me votë!’, shkruan Tedi Blushi në Facebook.