'Na jepni votën, t'ju japim maturën'/ Patronazhistët e Ramës nisin presionet ndaj gjimnazistëve

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka denoncuar takim e FRESSH, duke theksuar se premtimet që do t'i kalojnë në maturë vetëm po të jenë pjesë e takimit, janë pa vlerë sepse të rinjtë kanë emigruar dyerve të Europës.

Xhaferri është shprehur se rinia shqiptare nuk është vetëm ajo virtuale me DJ e patronazhistë, nuk është ajo e familjeve të administratës që kërcënohet e shantazhohet me bukën e gojës. 'Rinia shqiptare do shpresë për të jetuar e lirë, e mirëpaguar e me dinjitet,' shkruan ai.

Postimi i Xhaferrit:

Me rastin e 31 vjetorit të FRESSH:

Për cfarë feston PS?

 Për qindra mijëra të rinj që kanë braktisur vendin nga varfëria?

 Për mijëra të rinjtë që rrezikojnë jetën e mbushin gomonet drejt Anglisë?

 Për ata të rinj që sot nuk krijojnë familje se u duhen 64 vite për të blerë shtëpi?

 Për të rinjtë që braktisin universitetet, se nuk kanë të ardhme?

Rinia Shqiptare nuk është vetëm ajo virtuale me DJ e patronazhistë, nuk është ajo e familjeve të administratës që kërcënohet e shantazhohet me bukën e gojës. Rinia shqiptare do shpresë për të jetuar e lirë e mirëpaguar e me dinjitet.

Në përfundim të fjalës së tij, Veliaj ju rikujton se sa i rëndësishëm është aplikacioni "Aktivisti"! Asgjë më pak se një përforcim i shantazhit të hapur që qarkullon në Administratë se nëse nuk kapin 1000 pikë, do pushohen nga puna!

Miq të rinj Socialist!

Veliaj nuk është modeli, por arsyeja pse shokët, shoqet, motrat dhe vëllezërit po ju largohen dita ditës!

Dhe si përfundim, studioni dhe nuk ju ngel njeri në Maturë!