Gazetarja ironizon Veliajn: Lali Eri ngriti në këmbë 2000 rrogëtarë për Metën dhe Kryemadhin
Gazetarja Juela Meçani ka ironizuar takimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me të rinjtë socialist FRESH në Pallatin e Kongreseve.
Sipas Meçanit, Veliaj i ka kërkuar 2000 rrogëtarëve të administratës të pranishmëve të ngrihen në këmbë dhe të duartrokasin themeluesit e FRESH, që janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
‘Oooo sa bukur, lali Eri sapo kërkoi që 2000 rrogëtarët e administratës të pranishëm në Pallatin e Kongreseve, të ngrihen në këmbë për themeluesit e FRESH…dmth u ngritën në këmbë për Metën dhe Monika Kryemadhin…mirë shumë’, shkruan Meçani në rrjetet sociale.