Talenti i Dormund po i afrohet Barcelonës?
Youssoufa Moukoko po afrohet më shumë me Barcelonën, pretendon “Sport”. I njëjti burim bën të ditur se Chelsea hoqi dorë nga talenti gjerman 18-vjeçar, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me Borussia Dortmundin dhe raportohet se është shumë i interesuar për të ardhur te Barcelona.
Moukoko tërhoqi vëmendjen e klubeve më të forta evropiane me paraqitjet e tij të shkëlqyera. Ai do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit. Deri atëherë, kontrata e tij është e vlefshme dhe ai refuzoi një zgjatje që do t'i kishte fituar gjashtë milionë euro në vit. Agjentët e tij po përpiqen për një pagë më të lartë se ajo e ofruar dhe u kanë thënë drejtuesve të Dortmundit se Moukoko do të largohet nga klubi nëse nuk luan për një pagë vjetore prej të paktën shtatë milionësh.
Moukoko mund të fillojë negociatat me klubet e interesuara në janar pa e njoftuar Dortmundin. Barcelona, Chelsea dhe Newcastle raportohet se janë të interesuar dhe Daily Mail shkruan se klubet angleze mund të tërhiqen nga gara. Moukoko luajti 14 ndeshje në kampionat për Borussia këtë sezon. Ai shënoi gjashtë gola dhe asistoi katër.
Sulmuesi gjerman, i cili luajti në Botërorin e Katarit, nuk e përjashton rinovimin e kontratës me Dortmundin. Megjithatë, ai vendosi disa kushte, nga të cilat është veçanërisht e rëndësishme klauzola e daljes prej 50 milionë eurosh.