VIDEO/ Zbardhen EMRAT e dy prej banorëve të Bërxullës që hipën sipër shtyllës së tensionit

Banorët e Bërxullës e kanë përshkallëzuar ditën e sotme protestën e tyre deri në kërcënime për vetësakrifikim.

Dy prej banorëve ndodhen sipër shtyllës së tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen. Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta.

Zonja Bihane Basha e cila ndodhet sipër në shtyllë vuan nga tensioni dhe rritet rreziku që ajo të bjerë nga lartësia e madhe, ndërsa banorët I bëjnë thirrje që të zbresë.

Mësohet se personi tjetër Dritan Zeneli që ka hipur në shtyllë kërcënon se do të hidhet nëse policia afrohet është nipi gruas që ndodhet në lartësi.