Finalja e Superkupës së Spanjës/ Sot, luhet 'El Clasico' Real Madrid-Barcelona
Pasi kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale të Superkupës (edhe pse vuajtën shumë), Real Madrid dhe Barcelona kompletuan skenarin perfekt teksa në finalen e madhe do të përballen për të shkruar një tjetër faqe në librin e historive të El Clasico.
Madrilenët do të kërkojnë që të barazojnë Barcelonën sa i takon trofeve në këtë kompeticion duke qenë se për momentin katalanasit e kanë fituar 13 herë Superkupën, ndërsa Los Blancos 12 herë.
Mbretërorit vijnë të karikuar edhe nga përballja e fundit El Clasico në kampionat të cilën e fituan me rezultatin 3-1, ndërsa tashmë të besuarve të trajnerit Xavi Hernandez iu duhet t’i rikthejnë reston rivalëve të përjetshëm. Kujtojmë ndeshja nis në orën 20:00.