Protestë për kompensimin, banorët e Bërxullës ngjiten në shtyllën e tensionit të lartë
Banorët e Bërxullës dolën sërish këtë të dielë në protestë kundër Ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku që po i shpronëson pa të drejtë sipas tyre për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.
Banorët e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit tashmë duke kërkuar drejtësi në dyert e institucioneve, ndërsa sot e përshkallëzuan atë deri në kërcënime për vetësakrifikim.
Dy prej banorëve ndodhen sipër shtyllës së tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen. Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta.
Zonja e cila ndodhet sipër në shtyllë vuan nga tensioni dhe rritet rreziku që ajo të bjerë nga lartësia e madhe, ndërsa banorët I bëjnë thirrje që të zbresë.
Mësohet se personi tjetër në shtyllë që kërcënon se do të hidhet nëse policia afrohet është nipi gruas që ndodhet në lartësi.
‘Ju lutem hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca e këtij shteti’, tha njëri prej banorëve.
‘Ku do të shkojë ajo, ku është ministria, ku është qeveria, ne s’do ta lejojmë, ta harrojmë’, tha një tjetër banore.
‘Ky njeri është i shëndetshëm, pse duhet ta bëjë këtë?’, tha një tjetër protestuese.