VIDEO-SYRI TV/ Nëntokë të pasur, por mbitokë të varfër, raliteti i hidhur në fshatrat e Patosit
Fshatra të tërë kanë nën këmbët e tyre pasuri nën tokësore, por ato duket se nuk janë kthyer në investime për këto zona. Një i tillë është fshati Kasnicë në Patos, ku shfrytëzohet rëra bituminoze, por rrugët e këtij fshati janë pa shtruar.
Nga SYRI TV
Banorët e shumë fshatrave në Patos, kanë nën këmbët e tyre pasuri të mëdha nafte dhe rëre bituminoze.
Këto pasuri nëntokësore shfrytëzohen prej dekadash nga shteti apo dhe kompani private, por duket se banorët e këtyre zonave nuk kanë pasur kurrë benefite. Të tillë janë banorët e fshatit Kasnicës, zonë e cila prej dekadash shfrytëzohet për rërën bituminoze me të cilën shtrohen rrugë, por rrugët e këtij fshati janë në këtë gjendje
Por teksa renta minerare duket se nuk është kthyer në investime për banorët, në këto zona banorët nuk kanë përfituar as nga mundësia e punësimit në sektorin e nxjerrjes së naftës.
Nga 350 banorë që ka fshati dy janë të punësuar, njëri në ujësjellës dhe tjetri në ndërmarrjen e rrugëve.