‘I hynin dhe dilnin shumë persona në banesë’/ Arrestohen me drogë 2 shqiptar në Itali
Në prangat e policisë italiane kanë rënë dy shqiptar të përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike, në Kazerta.
Shqiptari 33 vjeçar kishte tërhequr vëmendjen e policisë së Kazertës, pasi janë parë shumë persona që hynin dhe dilnin nga banesa e tij.
Ndaj hetuesit kanë ndërhyrë dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet në pronësi të shqiptari. Në bodrum i janë gjetur dhe sekuestruar 6 paketime hashashi me peshë 87 gr, 100 euro të fituara nga tregtimi i drogës.
Po ashtu, është arrestuar dhe një tjetër shqiptar pasi ishte i përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, u sekuestruan 5 paketime me kokainë me peshë 1000 gr dhe140 euro. Për rrjedhojë, kontrolli është shtrirë edhe në banesën e subjektit, ku janë gjetur 35.5 gr kokainë, 950 euro dhe instrumente precize të përdorura për prerjen dhe paketimin e dozave të drogës.
Të dy shqiptarët e arrestuar do të vendosen në dispozicion të organit gjyqësor procedues.