VIDEO/ Nuk gjendet makina që ka shkulur parmakët e urës në Fier! Dyshohet se ra në lum
Një ngjarje e çuditsdshme ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si ura e Mbrostarit në Fier.
Parmakët e urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujrat e lumit Seman ndërsa mbetet e paqartë nësë mjeti që është përplasur në të ka përfundur në ujë apo është larguar pas përplasjes.
Policia dhe zjarrfiksja në vendin e ngjarjes.
Thuhet se makina është e një shtetasi që i lëshon mjetet me qera, ndërsa për personin që ka marr mjetin thuhet se është shtetasi me iniciale M. L. nga Petova pasi ai ka lënë dokument identifikimi kur është marr mjeti, por nuk dihet nëse ai po drejtonte mjetin apo jo.
Zbulimi i mjetit është bërë nga policia pasi targa e tij kish mbetur mbi anesoren e urës.
Burimet për SYRI-n mësojnë se GPS i makinës së marrë me qera është fikur. Gjithashtu edhe celulari i personit që ka marrë me qera makinën del i fikur.