VIDEO/ Rrëzohet një aeroplan me 72 persona në bord, raportohen 40 viktima në Nepal
Një avion me 72 persona në bord është rrëzuar pranë një aeroporti në Nepalin qendror, ndërkohë që deri më tani raportohet për 40 viktima.
Avioni i Yeti Airlines nga Kamandu u rrëzua ditën e djeshme pasi shpërtheu në flakë.
Sipas televizionit shtetëror, të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, trupat tashmë janë nxjerrë nga vendi i përplasjes. "Kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord... Ekipet e shpëtimit po shkojnë në vendngjarje, ne nuk e dimë për momentin nëse ka ndonjë të mbijetuar ," i tha AFP zëdhënësi i linjës ajrore Studarsan Bartaula.
Një zyrtar lokal duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve të Kinës Xinhua tha se avioni, i cili po fluturonte për në Pokhara nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua pranë lumit Seti.
Rreth 200 ushtarë nga Nepali morën pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit në grykën e lumit Seti vetëm 1 km e gjysmë pranë aeroportit.
Nga pasagjerët, 53 thuhet se janë nepalezë. Në aeroplan ishin pesë indianë, katër rusë dhe dy koreanë. Ndërkohë dyshohet se ka pasur pasagjerë edhe nga Irlanda, Australia, Argjentina dhe Franca.
Yeti airlines ATR72 has crashed near Pokhara Airport. A total of 68 passengers and four crew members were on board. Plumes of smoke can be seen engulfing the area, no clarity on survivors as of now. Info: @ridhimb pic.twitter.com/Id3Lsdce4Q
— Griha Atul (@GrihaAtul) January 15, 2023