Serie A/ Interit i mjafton goli i Lautaros ndaj Veronës

Interit i mjaftoi një gol nga Lautaro Martinez në minutën e tretë për të marrë 3 pikë ndaj Veronas në ndeshjen e luajtur në “San Siro” për javën e 18 të Serie A.

Pas golit loja ka qenë pothuajse e barabartë me një Inter që u mbrojt mjaft mirë dhe nuk i la hapësira kundërshtarit.

Ndërkohë, kjo fitore e mban Interin në vendin e 4-t me 37 pikë.

Në ndeshjen e radhës skuadra e Inzaghit do të presë në shtëpi Empolin.