VIDEO/ 35-vjeçari me 'Fiat' del nga rruga dhe përplaset me avllinë e shtëpisë në Vlorë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Qishbardhë në Vlorë.

Një makinë 'Fiat Punto' me drejtues një 35-vjeçar ka dalë nga rruga. 

Automjeti ka humbur kontrollin në kthesë si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë. 

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës