FOTO/ Inter-Verona, publikohen formacionet zyrtare

Do të startojë në orën 20:45 dueli mes Interit dhe Veronës i vlefshëm për Serinë A italiane.

Zikaltrit do të kërkojnë triumfin pas barazimit në javën e kaluar ndaj Monzës, ndërkohë në krahun tjetër Verona vjen në këtë përballje pas triumfit 2-0 ndaj Kremonezes.

Kjo do të jetë përballja e fundit e ditës së sotme në Serinë A italiane.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Inzagi ka surprizuar me titullarët, duke lënë në stol Kristjan Asllanin.

Edhe pse shqiptari zhvilloi paraqitje fantastike ndaj Parmës, nuk është preferuar nga tekniku italian.