Serie A/ Milani ngec në Lecce, i largohet Napolit
Titulli për Milanin mbetet ëndërr. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Lecces.
Ndeshja nisi keq për të besuarit e Piolit pasi Hernandez realizoi autogol në minutën e tretë.
Por nuk mbaroi me kaq, pasi vendasit realizuan me Baschirotto (23′) duke e mbyllur pjesë e parë me disavantazhin 2-0.
Në pjesën e dytë Milan ndryshoi fytyrën duke realizuar 2 gola me Leao 58′ dhe Calabria 71′, duke marrë kështu vetëm 1 pikë.
Pas 18 javësh, Milani renditet i dyti me 38 pikë, 9 larg kreut që mbahet nga Napoli.