Ten Hag reagon pas fitores ndaj Manchester Cityt: Na është rikthyer besimi
Manchester United shtangu Manchester Cityn dhe arriti të fitojë derbin me rezultatin 2-1.
Pas sfidës për BT Sport ka reaguar edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Eric ten Hag.
Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ne u mbrojtëm dhe patëm mundësi të mira. Ishim vërtet të lumtur në pjesën e parë. Pas pjesës së parë na u desh të zëvendësonim Martial pasi pati shqetësime dhe loja ndryshoi. City shënoi, por ne patëm shumë besim dhe ju kundërpërgjigjëm. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Besimi është kthyer dhe ne jemi në një drejtim të mirë”, deklaroi tekniku i Manchester United.