Shqiptarët përplasin makinën e policisë gjatë arratisjes, ndiqen me helikopter

Dy shqiptarë janë bërë protagonistë të një ngjarje të rëndë në Belgjikë. 

Ata kanë rënë në prangat e policisë në Steenokkerzeel, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Sipas mediave vendase, personat akuzohen se kanë kryer disa grabitje në zonë, ndërsa e fundit ishte të premten kur edhe tre personat u pikasën nga policia.

Por në ndjekje e sipër, autorët përplasën me automjetin e tyre makinën e forcave të policisë.

Ndërkohë operacionit për arrestimin e tyre iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre, ndërsa personi i tretë u arratis.

“Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet vendase.