Joshua rikthehet në ring më 1 prill në Londër
Anthony Joshua kundër Jermaine Franklin në datën 1 prill për të fshirë plagët e dy disfatave rresht me Oalexander Usyk.
Ish-kampioni i botës është në bisedime me amerikanin për një sfidë që duhet ta rikthejë në qendër të vëmendjes edhe pse do të jetë shumë e vështirë.
Pas dështimit të bisedimeve me stafin e Tyson Fury, Joshua dëshpërimisht e ka kthyer vëmendjen nga amerikani.
Është promotori i ri, Eddie Hearn ai që premton së britaniku do të duelojë në “O2 Arena” në fillim të prillit ndërsa Franklin është kundërshtari më i mundshëm pasi amerikani vjen gjithashtu nga humbja me Dillian White në ndeshjen e muajit nëntor.
Emra të tjerë të mundshëm për të rivalizuar Joshua janë edhe Otto wallin e Demsey McKean.