Superliga/ Teuta gjen fitoren me Kastriotin dhe lë Kukësin në vend të fundit

Teuta është larguar nga vendi i fundit në renditjen e Kategorisë Superiore pasi ka mundur sot Kastriotin në një ndeshje shumë të rëndësishme për luftën për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.

Në një duel shumë të luftuar, dy skuadrat kërkuan me ngulm golin, me krutanët që u shfaqën më rrezikshëm në fillimin e sfidë. Por në fundin e pjesës së parë, vendasit shënuan me anë të Vilës dhe kjo ua bëri më të thjeshtë pastaj ndeshjen,

Ata u mbrojtën me rregull duke lejuar pak hapësira dhe me një kundërsulm ia dolën që të dyfishonin shifrat me Oshafin në pjesën e dytë të sfidës duke vendosur në kasafortë rezultatin e duelit.

Me këto tre pikë, Teuta ikën nga vendi i fundit në renditje, duke lënë pas Kukësin, teksa ringjall plotësisht shanset e saj për mbijetesën në Superiore.

Ndërsa konfirmohet kriza e Kastriotit, i cili tanimë rrezikon që të përfshihet ai në vorbullën e zonës së ftohtë të klasifikimit.