Mijëra protestues mbushin rrugët në ditën e demokracisë, tunizianët ngrihen kundër regjimit

Mijëra protestues kundër presidentit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit tunizian në datën që shënon 12 vjetorin e demokracisë.

Sipas tyre vendit gjithnjë e më shumë po i rrezikohet demokracia për shkak të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e kreut të shtetit Kais Saied.

Ajo që vihet re është edhe prezenca e lartë e focave të policisë për të siguruar se protestuesit nuk do të cënojnë sigurinë e institucioneve, por pavarërisht kësaj përplasjet nuk janë shmangur.

Pjesëmarrësit në tubim tentuan të çajnë kordonin e policisë përpara Ministrisë së Brendshme.

Në rrugën qendrore të Tunis, Habib Bourguiba nga ku bërtitën largimin e Zine El Abidine Ben Ali 12 vite më parë, këtë të shtunë me mijëra protestues që valëvitnin flamuj tunizianë kërkojnë rënien e asaj që e cilësojnë regjimi i Kais Saied.

"Tunizia po kalon periudhën më të rrezikshme në të gjithë historinë e saj. Saied goditi demokracinë. Ekonomia është në kolaps prandaj ne nuk do të heshtim" tha një protestues.

Pjesë e protestës u bënë edhe disa parti opozitare në vend, të cilat u ndaluan të marshonin pranë pallatit presidencial në Kartagjenë.