Premier League/ Liverpooli turpërohet nga Brighton

Liverpool është mposhtur me rezultatin 3-0 në transfertë nga Brighton.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, Brightoni hyri fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë, duke ia pamundësuar lojën Liverpoolit.

Më vonë, skuadra vendëse shënoi edhe të tretin për të siguruar fitoren e madhe.

Golat u realizuan nga March 7′ 53′, Welbeck 83′.

Liverpooli renditet në vend të tetë me 28 pikë, teksa në ndeshjen e ardhshme pret Chelsean.