FOTO/ Leçe-Milan, formacionet zyrtare
Milani do të përballet në transfertë me Leçen në javën e 18-të të Seria A.
Të dyja ekipet vijnë në këtë përballje pas barazimeve të marra javën e shkuar.
Ekipi i Piolit mori barazimin 2-2 me Romën, ndërsa Leçe e mbylli në barazim pa gola me Specian.
Skuadrat do të kërkojnë fitoren edhe pse dukshëm favoritë në letër janë kuqezinjtë.
Milani pozicionohet momentalisht në vendin e 2-të me 37 pikë ndërsa Leçe në vendin e 12-të me 19 pikë.
Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.