Garnacho thyen një rekord në derbin e Manchesterit
Manchester United ka fituar derbin e madh lokal ndaj Manchester Cityt.
“Djajtë e Kuq” triumfuan me përmbysje 2-1 në ‘Old Trafford” në kuadër të javës së 20-të në Premierligë.
Alejandro Garnacho asistoi për Rashford në golin e fitores.
Kësisoj, talenti argjentinas u bë lojtari më i ri që asiston në derbin e Manchesterit në Premierligë.