FFK reagon pasi FIFA dënoi për herë të dytë Serbinë
Federate e Futbollit e Kosovës ka reaguar pasi FIFA dënoi Serbinë.
Mbrëmë shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA dënoi me 50.000 paundë Federatën Serbe për shkak të ofendimeve të shumta ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në Kupën e Botës "Katar 2022".
Vendimin e tyre e kanë mirëpritur në FFK, duke thënë që janë të lumtur që ankesat e tyre janë marrë në konsideratë nga FIFA.
“Federata e Futbollit e Kosovës mirëpret faktin që janë marrë në konsideratë ankesat dhe vërejtjet e saj drejtuar Komisionit Disiplinor të FIFA-s, lidhur me fyerjet dhe sjelljet josportive të futbollistëve, zyrtarëve dhe tifozëve të ekipit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës, gjatë ndeshjeve në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022.
FFK në vazhdimësi, sa herë që ka sjellje të tilla josportive dhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe popullit të saj, që bien ndesh me rregullativën e FIFA-s dhe UEFA-s, do të reagojë në këto instanca me argumente e dëshmi dhe bazuar në aktet normative, ngase veprimet e tilla, të kujdoqofshin, janë kundër vlerave që përçon dhe promovon futbolli dhe si të tilla duhet të ndëshkohen”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
Kujtojmë që serbët u dënuan edhe njëherë për shkak të një flamurit anti-shqiptar, dënime këto që u iniciuan nga Federata e Futbollit e Kosovës.