VIDEO/ Zjarr në një anije mallrash në Portin e Durrësit
Një anije mallrash është përfshirë nga flakët në afërsi të portit të Durrësit pasditen e sotme.
Anija 'Klades Mary' e cila nuk dijet se çfarë po transportonte është e pajisur me flamurin e Panamasë.
Gazetarët e Syri Tv po punon që të zbulohet të gjitha arsyet e zjarrit në anijen e mallrave, ndërsa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar në bordin e anijes.
Kapaciteti i anijes, prodhim i vitit 1995, është prej 2500 tonësh.
Nuk dihet ende se çfarë transportonte anija që po i afrohej Portit të Durrësit kur u përfshi nga zjarri.