Aksident në Durrës, 23-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00 të kësaj të shtune në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. 

D.Sh, 23 vjeçe duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor. 

S.B, 61 vjeç ka mbetur i lënduar nga aksidenti dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:00: në lagjen nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve:

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.