EMRI/ Kërkohej prej ditësh nga familja, 60-vjeçari gjendet i vdekur pranë urës së Bunës
Një 60-vjeçar është gjetur i pa jetë pranë urës së lumit Buna, në Shkodër.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Ndoc Nika.
Ai ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja para pak ditësh.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.
Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.