Jose Mourinho shpjegon pse e refuzoi Portugalinë

Jose Mourirnho ishte një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e kombëtares së Portugalisë, pas shkarkimit të Fernando Santos. Pavarësisht këmbënguljes së presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit Fernando Soares, tekniku 59 vjeçar vendosi të qëndrojë te Roma, për të mos lënë përgjysmë projektin e nisur me klubin italian.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Fiorentinën në Serie-A, Mourinho nuk mundi t’i shpëtonte kësaj teme, teksa e pranoi se ishte kontaktuar nga presidenti i federatës, por ai vendosi të qëndronte në Itali.

“Duhet të falënderoj presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, sepse ajo që më tha më bëri krenar. Ai më tha se unë isha opsioni i tij i vetëm dhe se bëri gjithçka për të më kthyer në shtëpi, gjë që më bëri shumë të lumtur. Por nuk ndodhi. Qëndrova, jam mirë këtu dhe po jap maksimumin. Është më e rëndësishmja. Unë gjithmonë jap më të mirën nga vetja në atë që marr përsipër.