Çfarë janë tanket Challenger 2 që Britania e Madhe do të dërgojë në Ukrainë?!

Britania e Madhe do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë për të forcuar përpjekjet e vendit për luftë, është shprehur kryeministri Rishi Sunak.

Kryeministri britanik gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky i konfirmoi këtij të fundit se do të dërgonte pajisjet dhe sistemet shtesë të artilleries.

Por çfarë janë tanket Challenger 2 që Britania e Madhe do të dërgojë në Ukrainë?

Sipas BBC Challenger 2 është tanku kryesor i betejës së ushtrisë britaike.

Ai hyri në shërbim në vitin 1998 dhe aktualisht është duke u përmisuar, përmisime të cilat do ta mbajnë atë në shërbim deri në vitin 2035.

Ata u përdorën dukshëm në Luftën e Irakut.

Challenger 2 mund të mbajë një ekuipazh prej katër vetash dhe kanë një armë kryesore 120mm dhe dy mitralozë 7.62mm.

Shpjetësia e saj maksimale është rreth 59km/h.