VIDEO/ Nuk ndalet Dejvi Bregu, shënon sërish për Bolusporin

Sulmuesi shqiptar Dejvi Bregu ka arritur sërish të gjejë rrugën e rrjetës me Bolusporin.

Ai ka shënuar gol në minutën e 51′ të sfidës kundër Beledijespurit.

Vlonjati kaloi në avantazh ekipin e tij turk, teksa në fund arritën të fitojnë me rezultatin 3-1.

Për ish-sulmuesin e Skënderbeut, Luftëtarit, Teutës dhe Flamurtarit ky është goli i tij i dytë sezonal me Bolusporin.