SYRI TV/ Moratoriumi i Gjuetisë i paefektshëm, Bino: Efekt në dy vitet e para, kemi kërkuar mosvazhdim
Ekspertët e mjedisit kërkojnë heqjen e moratoriumit të gjuetisë, pasi sipas tyre ai nuk po jep efekte në mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve. Taulant Bino shprehet se ndonëse është ndalur ardhja e gjuetarëve të huaj, ata vendas vijojnë aktivitetin.
Nga SYRI TV
Ndonëse është vendosur prej ardhjes në pushtet të socialistëve, Moratoriumi i Gjuetisë nuk po jep efekt në mbrojtjen e faunës. Në këtë konkluzion kanë arritur specialistët e mjedisit.
Sipas ish-Zëvendësministrit të Mjedisit, Taulant Bino, vitet e fundit moratoriumi i gjuetisë nuk po jep efekt. Këto deklarata i bëri nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku ka nisur censusi për shpendët migratorë, që dimërojnë në këtë habitat.