SYRI TV/ PD Lezhë feston 32-vjetorin e themelimit, Noka: 14 Maji pason me ardhjen në pushtet
Në 32-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force Flamur Noka, u shpreh se 14 maji do t`i paraprijë ardhjes së kësaj force politike në pushtet. Kandidati i i PD për bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni u garantoi demokratëve fitoren e zgjedhjeve në 14 maji.
Nga SYRI TV
Qindra demokratë të Lezhës festuan 32-vjetorin e themelimit, ku morën pjesë deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, para demokratëve u shpreh se fitorja e bashkisë në Lezhë do të pasohet edhe nga fitorja e zgjedhjeve parlamentare dhe ardhja e demokratëve në pushtet.
Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Lezhë, Pashk Gjoni u shpreh i sigurt për fitoren e bashkisë në 14 maj.
Të pranishëm në ditëlindjen e Partisë Demokratike në Lezhë ishin dhe deputetët Elda Hotio dhe Lindita Metaliaj, të cilat u shprehën se demokratët janë të bashkuar.
Në festën e Partisë Demokratike në Lezhë, morën pjesë edhe figura dhe ish-themelues të kësaj force politike në këtë qytet.