Ish-ministri i Bolsonaro arrestohet sapo mbërriti në aeroportin e Brasilias
Anderson Torres, ish-ministri i drejtësisë i Brazilit nën udhëheqjen e presidentin Jair Bolsonaro, u arrestua sot në aeroportin e Brasilias si pjesë e një hetimi për sulmin në ndërtesat qeveritare nga mbështetësit e tij në kryeqytet të dielën e kaluar, sipas mediave braziliane.
I dyshuar për bashkëpunim në trazirat, Torres, i cili pohon se është i pafajshëm, u arrestua në fluturimin e tij të kthimit nga SHBA për t'u paraqitur në gjykatë.