Angli: 17 vjeçari britanik akuzohet për vrasjen e një gruaje, trupi ju gjend në shtëpinë e tij

Një djalë 17-vjeçar është akuzuar për vrasjen e një gruaje rreth të 50-ave pasi trupi i saj u gjet në shtëpinë e tij.
 
Adoleshenti u paraqit para Gjykatës së Magjistraturës së Brighton dje dhe është lënë në paraburgim për t'u paraqitur sërish të hënën.
 
Policët nxituan në vendngjarje pas një  raporti shqetësimi të marrë nga një telefonatë anonime, në 11 janar të orës 18:00.
 
Por kur mbërritën policia, një grua vendase rreth të 50-tave u shpall e vdekur në vendngjarje.


 
Emri i adoleshentit nuk mund të bëhet për arsye ligjore.

Djali dhe gruaja njiheshin me njëri-tjetrin dhe policët konfirmuan se nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me ngjarjen.

Inspektori detektiv Alex Campbell nga ekipi i krimit të madh tha: "Ky një rast tragjik dhe mendimet tona janë me familjen e viktimës".