", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/14/auto_lisa_marie_presley_jackson1673697980.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

VIDEO/ Del sërish në dritë puthja pasionante mes Lisa Marie Presley me Micheal Jackson

Lisa Marie Presley , fëmija i vetëm i "Mbretit të Rock and Roll", Elvis Presley, ndërroi jetë nga një atak në zemër, siç njoftoi nëna e saj, Priscilla Presley.

Sipas informacioneve, vdekja e vajzës 54-vjeçare të Elvis Presley u konfirmua në spitalin e Los Anxhelosit, ku u dërgua pas një ataku kardiak. 

Gruaja kishte rënë në koma dhe ishte në mbështetje mekanike para se të jepte frymën e fundit .

Por me rastin e vdekjes së papritur të këngëtares, doli sërish në dritë një video nga viti i largët 1994.

Një vit pas ankesës së parë për abuzim seksual të një të mituri dhe marrëveshjes jashtë gjykatës së Michael Jackson me familjen Chandler, "mbreti i popit” u martua me Lisa Marie, në një dasmë surprizë që i befasoi të gjithë më 26 maj 1994.

Pak muaj më vonë, çifti bëri paraqitjen e parë televizive së bashku në MTV Video Music Awards.

Publiku i adhuroi dhe i duartrokiti pa pushim. 

"Të gjithë menduan se kjo nuk do të zgjaste ”, tha Jackson në skenë, duke mbajtur fort dorën e gruas së tij të re. 

Pak çaste më vonë, ai e përqafon dhe e puth para miliona shikuesve.