Konfirmon Rishi Sunak: Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë

Britania e Madhe do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë për të forcuar përpjekjet e vendit për luftë, ka thënë kryeministri Rishi Sunak.

Ai foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në një telefonatë të shtunën, gjatë së cilës ai konfirmoi se do të dërgonte pajisjet dhe sistemet shtesë të artilerisë, tha kryeministri britanik.

Downing Street tha se masa tregon "ambicien e Mbretërisë së Bashkuar për të intensifikuar mbështetjen".

Presidenti Zelensky ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se vendimi për dërgimin e tankeve "jo vetëm që do të na forcojë në fushën e betejës, por gjithashtu do të dërgojë sinjalin e duhur për partnerët e tjerë".

Ai tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar ishte "gjithmonë e fortë" dhe "tani e padepërtueshme".