Luhet derbi i Manchesterit/ United-City, Ten Hag dhe Guardiola rreshtojnë titullarët

Java e 20-të e Premier Leaguepremton të jetë spektakolare me dy derbi përfshirë atë mes Manchester United (4, 35 pikë) dhe Manchester City (2, 39 pikë) sot në Old. Sfida do të jetë e dyluftuar pasi Djajtë e Kuq kanë mundësinë të kthehen me një pikë nga Cityzens në rast fitoreje.

Me katër fitore radhazi, djemtë e Ten Hag janë plot besim dhe do të kenë një kartë për të luajtur ndaj Cityt, i mundur këtë javë në Carabao Cup nga i fundit i kampionatit Southampton.

Për këtë derbi, Erik Ten Hag do të luaj me modulin 4-2-3-1 me Anthony Martial në ballë të sulmit. Tekniku preferoi Fred në vend të Antony së bashku me Fernandes dhe Rashford. Nuk ka Martinez në qendrën e mbrojtjes, i zëvendësuar nga Luke Shaw.

 Nga ana e tij, Guardiola zgjedh 4-3-3 klasik me rikthimin e Mahrezit në njëmbëdhjetëshen e parë të shoqëruar nga Haaland dhe Foden përpara. Ake dhe Akanji do të jenë përgjegjës për frenimin e sulmeve United në mungesë të Stones dhe Dias.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea – Malacia, Shaw, Varane, Wan-Bissaka – Casemiro, Fred – Fernandes (kap.), Eriksen, Rashford – Martial

Manchester City: Ederson – Walker, Ake, Akanji, Cancelo – De Bruyne (kap.), Rodri, Bernardo Silva – Mahrez, Haaland, Foden