Pasuria e marramendëse e ministrit të Putinit, flasin zyrtarët: Para korruptive nga kontratat e qeverisë

Ministri i Mbrojtjes i Putinit, Timur Ivanov ka bërë miliona euro përmes marrëveshjeve korruptive, thonë hetuesit e pagave.

Ivanov, 47 vjeç, dhe gruaja e tij, Svetlana, zotërojnë një rezidencë të madhe së bashku me dy Rolls Royce.

Ndërsa Ivanov po ndihmonte për të mbikëqyrur sulmin rus në Ukrainë, Svetlana fluturoi në Paris,  ku shpenzoi 7,000 £ për blerje në markën e njohur Prada.

Ata pretendojnë se ajo pastron "para të përgjakshme" që burri i saj ka fituar nga lufta në Ukrainë.

Sipas ACF, vetëm në vitin 2020 Svetlana shpenzoi rreth 1.1 milionë funte, pavarësisht se çifti ka të ardhura të përbashkëta zyrtare prej 260,000 £.

Çifti rregullisht bënte pushime disa ditore në një vilë në jug të Francës, ku ata përdorin një Rolls-Royce Corniche.

“Hetimi ynë dëshmon se këto janë para korruptive që vijnë nga kontratat e qeverisë.Tani Ivanov po fiton para duke mbikëqyrur projektet e ndërtimit në rajonet e Ukrainës"-thonë hetuesit.

Ata pretendojnë se Ivanovët zotërojnë disa prona elitare në Rusi me vlerë qindra milionë euro. 

Ivanovët kanë dy fëmijë të vegjël së bashku dhe Ivanova ka Mikhail, 19 vjeç dhe Alexandra, 22, janë nga martesa e saj e parë.


 Burimi: 'The Sun'