Plagosja në Fier, gjendet mjeti dhe arma e krimit
Gjendet makina tip “Toyota” me të cilën autori u largua nga vendi i ngjarjes. Mjeti është gjetur në fshatin Patos dhe gjatë kontrollit në makinë është gjetur arma tip pistoletë më të cilën plagosi Dashamir Muçën
Kërkimet për kapjen e Altin Veizaj (më parë Nika) vazhdojnë ende. Ngjarja pranë parukerisë në pronësi të të plagosurit në të cilën punonte bashkëshortja e tij. Muça vazhdon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën