Rënia e Soledarit: Rusia shënon fitoren e parë në 'fushëbetejën' me Ukrainën, mijëra ushtarë të vdekur
Gjenerali Sergei Surovikin i njohur si gjenerali Armageddon, u zëvendësua si komandant i fushatës nga shefi i forcave të armatosura të Rusisë.
Në një deklaratë për mediat, zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Ganna Malyar tha: "Kjo është një fazë e vështirë e luftës, duhet të jemi të përgatitur".
Në tunelet e minierave të kripës, ushtarët rus ngritën buroja të shumta nga frika se trupat ukrainas mund t'i përdorin ato për të hyrë fshehurazi.
Trupat ruse pësuan disfata mahnitëse në Kharkiv lindor dhe Kherson jugor vitin e kaluar.
Zyrtarët perëndimorë thanë se lufta tani ishte "e balancuar mirë" me një numër të madh rusësh të udhëhequr keq, të krahasuar me një numër më të vogël ukrainas të udhëhequr më mirë e të armatosur.
Britania është zotuar t'i japë Ukrainës një skuadron me tanke 'Challenger 2' në një përpjekje për të vendosur balancën në favor të Kievit.
Burimi: ‘The Sun’