‘YouTube’ promovon kompaninë e Andrew Tate, pavarësisht akuzave të përdhunimit që rëndojnë mbi të

Platforma ‘YouTube’, është ende duke promovuar biznesin e Andrew Tate, pavarësisht se ai përballet me akuza për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim.

Reklamat për programin e influencuesit “The Real World”, u shaqën gjatë ditës së enjte në këtë platformë.


 
Ish-kampioni i botës në 'kik-boks' Tate, 36 vjeç, u arrestua në Rumani më 29 dhjetor si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor, përdhunim dhe krim të organizuar.

Ai dhe vëllai i tij Tristan, i cili mohon të gjitha akuzat e bëra kundër tyre, akuzohen për joshjen e grave në vilën e tyre 600 mijë paund në periferi të kryeqytetit rumun, Bukuresht.
 
Atje, të paktën gjashtë gra dyshohet se u detyruan të performonin video me përmbajtje seksuale, të cilat më pas shiteshin në internet.

Ndonëse ky i fundi ndodhet ende në paraburgim, prestigjiozja “The Sun” shkruan se: "Reklama prej 30 sekondash, e cila inkurajon përdoruesit të paguajnë për t'u regjistruar, u shfaq në një YouTube me pothuajse 360,000 shikime.

Biznesi i tij inkurajon fansat e rinj të paguajnë për një abonim me ‘premtimin’ se mund të bëhen të pasur.

Burimi: The Sun

K.Sula